Zguri e Skënderi: Politika shqiptare, të marrë shembull nga Kosova
Procesi zgjedhor i zhvilluar këtë të dielë në Kosovë dhe që nxori si forcë të parë politike, Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit është komentuar edhe në vendin tonë.

Kështu, anëtarët e Kosomisionit Qëndror të Zgjedhjeve kanë nxjerrë opinionet e tyre duke bërë edhe krahasimin me situatën në Shqipëri në raste të ngjashmne zgjedhore.

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klement Zguri është shprehur se i takon Komisionit të Reformës Zgjedhore të nisë punën për defektet.

Nga ana tjetër, anëtari i këtij komisioni Bledar Skënderi tha se politika shqiptare duhet të marrë shembull nga Kosova, ndërsa shtoi se në vendin tonë mbetet problem mospranimi i rezultatit.

“Politika shqiptare, të marrë shembull nga Kosova. Edhe Shqipëria e ka patur numërimin në qendrat e votimit, është hequr për shkak të mosbesimit të kandidatëve. Në Shqipëri mbetet problem mospranimi i rezultatit.

Ka një perceptim të palëve dhe publikut që këtu procesi është i ngadalshëm. Në të vërtetë nuk është kështu por procedurat janë të gjatë dhe krijohet një tymnajë e tillë. Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se numërimi nuk ka p[ërfunduar për shkak se nuk kanë dalë rezultatet e votimit me postë. Pastaj do të kalohet në procesin e nkimimit. E them me kënaqësi që ta them se edhe klasa politike në Kosovë është më e mirë pasi sapo dolën exit-pollet e para, palët pranuan rezultatin. Palët në Shqipëri duhet të marrin shembull për shkallën e emancipimit që treguan në këto zgjedhje”, tha Skënderi në një intervistë për Fax News.
Shtuar më 07/10/2019, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori