"Zgjohu" reagon ndaj vendimit te qeverise per Kishen
Albeu.com
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” do ta kontestojë para Gjykatës Kushtetuese vendimin e qeverisë për t'i dhënë në pronësi Kishës ortodokse maqedone truallin ku duhet të ndërtohet kisha në sheshin e Shkupit. Sipas lëvizjes "Zgjohu" vendimi është diskriminues sepse favorizon vetëm një komunitet fetar.
'Proekti i Qeverisë per t'ia transferuar iniciativën për ndërtimin e Kishës Ortodokse mbi themelet e shtëpisë së lindjës së Nënës Terezë bashkë me pronësinë mbi truallin e kontestuar KOM-it është vendim diskriminues dhe selektiv", thuhet në reagimin e "Zgjuhu!"-ut.
Kjo lëvizje, fton KOM-in që në emër të vlerave të kritshtera ortodokse të mos ndërtojë kishën mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë, ndërsa i bënë thirrje Kishës katolike të ngrej zërin për të mos lejuar tjetërsimin e truallit.
Zgjohu beson se Bashkësia islame nuk do bie pre e kompromiseve me qeverinë dhe nuk do të pranojë lokalcione tjera për ndërtimin e Burmali xhamisë, përveç se në sheshin e Shkupit, aty ku ka ekzistuar ky objekt i kultit.
Shtuar më 28/06/2009, ora 21:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori