“Drejtësia e 007-ës” që tentoi të shpëtojë mësuesin pas skandalit seksual

“Unë në fakt si person, tani po them realitetin, unë përdor shumë shprehjen “jam 007”-ta…”

Tingëllon ironike, por është kjo drejtësia që ka sot Shqipëria. Njerëz pa arsim, pa moral, që pretendojnë se po japin drejtësi. Dhe pse diplomohen me qindra dhe mijëra juristçë çdo vit, sot Shqipëria nuk gjen 10 dot njerëz për në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Një ditë më parë “Stop” transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego.

Avokati i profesorit të kantos së përfshirë në skandalin seksual, ka tentuar që të ndryshojë dëshminë e vajzës së parë që ka akuzuar Agron Begon.

Gjatë bisedës që zhvillon me djalin, ai i paraqitet si avokati “007” dhe pohon se nuk ka mbaruar shkollë për avokati, por e ka filluar nga kazma, e më pas ka punuar në gjykatë, në polici dhe së fundi si avokat.

Pjesë nga biseda skandaloze e avokatit të mësuesit:

Avokati i Agron Begos– Unë këtu, që vij… shiko! Unë, që erdha te ty, nuk erdha pa asnjë lloj informacioni. Nuk iki si “kalë në karrocë”. Unë në fakt si person, tani po them realitetin, unë përdor shumë shprehjen “jam 007”-ta.

Shoku i vajzës –Normale!

Avokati i Agron Begos-Unë kam punuar 7 vite në gjykatë, kam punuar në polici, kam 7-8 vjet punoj avokat tani. Nuk jam…

Shoku i vajzës –Nuk je i ri në këtë gjë.

Avokati i Agron Begos-Jo vetëm aq, por unë e kam filluar nga kazma, dhe shyqyr prej Zotit, kapim hundën me dorë! Unë jam avokat bereqaves, shyqyr prej Zotit më ka ecur.

Dua të them, unë shyqyr prej Zotit kam punë dhe jam avokat, që nuk kam dalë nga shkollat. Që të ketë bërë shkollën babi, apo ta kem bërë dhe vetë shkollën edhe të filloj avokat. Jo miku im!


Shtuar 19.02.2020 22:46