E FUNDIT/ Zhbllokohet supersfida, Barcelona-Sevilla (VIDEO)
"Zgjohu" reagon ndaj festimit te Vitit te Ri ne Shkup
Albeu.com
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” ka reaguar sot në lidhje me kremtimin e festave të fundvitit në qendrën e Shkupit. Gjatë festimit të Vitit të Ri në sheshin Maqedonia, manifestim ky i mbështetur nga ana e kompanisë ONE, nga skena e ...... vendosur në qendrën e qytetit nuk u dëgjua as edhe një strofë e vetme në gjuhën shqipe. Një këngëtar i vetëm shqiptar në natën e parë, nga gjithsej tre netë feste, është absolutisht e pamjaftueshme dhe tendencioze, thuhet në reagimin e Zgjohut.

Lëvizja qytetare në reagimin e saj i bën me dije kompanisë ONE disa fakte: sipas regjistrimit të popullatës më 2002, qyteti i Shkupit ka 506.926 banorë nga të cilët 104.000 janë shqiptar, duke mos i përfshirë këtu edhe komunat e afërta të Studeniçanit dhe Haraçinës, ndërsa shqiptarët përbëjnë një numër shumë të madh të klientëve të ONE. Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” i bën thirje kompanisë ONE që publikisht t'i kërkojë falje publike popullit shqiptar për lëshimin e bërë. Më tej në reagim thuhet: Gjithashtu, kërkojmë distancim publik nga këngëtari Vllado Janevski dhe të kërkoni nga ai që të kërkojë falje për nënçmimin publik dhe shprehjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve nga skena. Të njejtën e presim edhe nga qyteti i Shkupit. Për në fund, presim që dygjuhësia do të bëhet zbatohet edhe në gjithë komunikim e ONE me klientët dhe publikun në Maqedoni.
Shtuar më 06/01/2010, ora 16:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori