Zgjohu protestë kundër ndërtimit të kishës
Albeu.com
Në qendër të Shkupit u organizua protesta kundër propozimit të Qeverisë për ndërtimin e një kishe në lokacionin ku më parë ka qenë shtëpia e nobelistes shqiptare Nëna Terezë.Protesta u organizua nga lëvizja “Zgjohu”, ndërsa ajo u mbështet nga partitë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, Bashkimi Demokratik Shqiptar dhe partitë e shoqatat joqeveritare shqiptare.

Kryetari i lëvizjes "Zgjohu", Artan Grubi deklaroi se nuk mund të ndërtohet një kishë mbi themelet e shtëpisë së nobelistes shqiptare.

“Ne kërkojmë që të ndërtohet shtëpia memoriale e nobelistes shqiptare Nënë Terezë ne sheshin qëndror të Shkupit si një objekt, i cili do të ishte me leverdi të jashtëzakonshme për qytetin e Shkupit në vend të ndërtimit të xhamive dhe kishave me para të taksapaguesve të shtetit të Maqedonisë, sepse taksapaguesit u përkasin feve të ndryshme këtu në vendin tonë", theksoi Grubi.

Kundër iniciativës janë shprehur edhe intelektualë shqiptarë dhe maqedonas, por edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski. (INA)
Shtuar më 10/02/2008, ora 18:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori