"Zgjohu" me leter drejtuar Iljaz Halimit
Albeu.com
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” me shumë interes ndoqi konferencën për shtyp të Gospodin Gospodin Iljaz Halimovskit ku ai edhe njëherë konfirmoi marrëzinë e tij të shprehur ditë më parë në emisionin "Rruga drejt..." të televizionit kombëtar ALSAT M.
Me shumë dhimbje ndoqëm vazhdimësinë e vetëvrasjes politike të Gospodin Gospodin Iljaz Halimovskit, por ia bëjmë me dije që Lëvizja ZGJOHU! dhe asnjë anëtar i saj nuk e kanë ndërmend t'i bashkangjiten atij në hendekun që ja bëri vetës dhe as t'i shërbejnë si justifikim për skandalet e tija të pafalshme. ZGJOHU! dhe të gjithë anëtarët e Lëvizjes janë ndër të rrallët që dergjen në protesta të njëpasnjëshme dhe bëjnë përpjekje konkrete për ta penguar diskriminim e shqiptarëve vetëm me kompenzim shpirtëror, ndryshe nga kompenzimi juaj ekonomik.

Është Gospodin Gospodin Iljaz Halimovski ai që ishte mik i Nikolla Gruevskit dy herë rradhazi dhe kjo miqësi i dha jetë kishës në shesh dhe kryqit në Vodno siç pohoi ai me gojë të vet, por ka harruar të përmend edhe një të arritur tjetër nga shoqërimi i tyre dhe kjo është iniciativa për t'a ndërtuar një kryq të stërmadh në Tetovë si ai në Shkup që nuk u realizua për shkak të luftës së vitit 2001.

Profesori i marksizmit Gospodin Gospodin Iljaz Halimovski, që pretendon të ketë prirje politike të djathta, ka mbet peng i doktrinës të cilën e ligjeronte, gjë që i spjegon qëndrimet e tij. E pyesim Gospodin Gospodin Iljaz Halimovskin a do ta bllagosllovit edhe kishën ortodokse në vendin ku për momentin gjenden plehrat e "kryeqytetit" të tij?

Lëvizja ZGJOHU! këshillon Gospodin Gospodin Iljaz Halimovskin që mos të strukohet pas subjekteve dhe personave të tjerë në mënyrë që mos t'i dëmtojë ato me marrëzitë e tija personale që nuk i ndan asnjë subjekt ose person tjetër. Vetëm i marri konsideron që ka të drejtë gjersa e gjithë bota i thotë që gabon.
Shtuar më 14/02/2010, ora 18:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori