"Zgjohu" kunder deklarates se Iljaz Halimit
Albeu.com
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” me neveri të skajshme ndoqi deklaratën e z. Iljaz Halimi, dhënë gjatë emisionit "Rruga drejt..." në televizionin kombëtar ALSAT M me datë 11 shkurt 2010.
Lëvizja ZGJOHU! konsideron që vetëm një joshqiptar mund të dakordohet me ndërtimin e kishës ortodokse mbi shtëpinë e lindjes së nobelistes shqiptare Nëna Terezë. Vetëm një joshqiptar mund të pajtohet me zhdukjen e gjurmëve shqiptare nga qendra e Shkupit dhe t'i bashkangjitet fushatës së shfarosjes së frymimit shqip të kryeqytetit të vilajetit të Kosovës dhe kryeqendrës së Dardanisë, siç ndodhi me Manastirin, Ohrin dhe vendbanime tjera shqiptare në Maqedoni.

Me neveri ndoqëm lehtësinë me të cilën z. Halimi justifikonte miratimin e proektit për ndërtimin e kishës ortodokse mbi truallin më domethënës shqiptar në sheshin e Shkupit. Qëndrimet e z. Iljaz Halimi nuk i ndan asnjë shqiptar i Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, Çamërisë dhe Diasporës. Një komb mund t'i durojë të marët e vet, bile edhe ato më ambiciozët, por nuk mund t'a durojë tradhëtinë. Z. Halimi gjithashtu tha se Tetova është kryeqytet i shqiparëve dhe që nuk i intereson se çka ndodh në Shkup dhe pajtohet me ndërtimin e edhe të kishave të tjera në sheshin e Shkupit. Nëse ndodh që z. Halimi edhe njëherë në jetën e tij të prononcohet për mediat, e lusim t'ia bëjë të qartë opinionit para emisionit që nuk flet si shqiptar! Njëkohësisht e ftojmë që kryqin në Vodno ta qojë në shtëpinë e vet.

Gjithashtu dëshirojmë t'a informojmë z. Iljaz Halimi që Lëvizja ZGJOHU! është institucioni i parë që zyrtarisht ka aktualizuar ndërtimin e Xhamisë Burmali në korrik të vitit 2007 në Memorandumin e dërguar UNESCOs dhe Ministrisë së Kulturës.

Lëvizja ZGJOHU! është e bindur që subjekti të cilit i përket z. Halimi nuk i ndan qëndrimet e tij.
Shtuar më 12/02/2010, ora 14:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori