ZGJOHU dergon kishen ne Gjykaten Kushtetuese
Albeu.com
Ndërtimi i Kishës ortodokse në sheshin e Shkupit do të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesa në gjykatë edhe këtë herë është dorëzuar nga Lëvizja qytetare ‘Zgjohu’, e cila ishte bashkëinicuese edhe e kontestimit ...... të ligjit për natalitetin që nga kjo gjykatë u vlerësua diskriminues për qytetarët. Rindërtimi i kishës "Car Konstantini dhe Elena" në sheshin e Shkupit është anti-kushtetues vlerëson kryetari i kësaj lëvizjeje Artan Grubi, sipas të cilit qeveria dhe komuna Qendër nuk respektojnë karakterin laik të shtetit.
“Fushata dyvjeçare e Lëvizjes ‘Zgjohu’ dhe shoqatave civile për të kontestuar vendimin e qeverisë për ndërtimin e Kishës ortodokse me mjete buxhetore dhe mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezës, vazhdon me dorëzimin e iniciativës së Lëvizjes ‘Zgjohu’ para Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetueshmërinë e këtij vendimi të qeverisë”, deklaroi Artan Grubi, kryetar i Lëvizjes qytetare ‘Zgjohu’.
Lëvizja ‘Zgjohu’ bazohet në nenin e njëjtë me të cilin Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi ligjin për mësim-besimin fetar, nenin 19, paragrafi 3, i cili ndan nga shteti të të gjitha bashkësitë fetare.
“Nuk kemi asnjë dilemë që edhe ky vendim i Qeverisë do të bie para Gjykatës Kushtetuese, sepse absolutisht nuk është i drejtë dhe është diskriminues ndaj pjesëtarëve të feve dhe nacionaliteteve tjera”, theksoi Grubi.
Lëvizja qytetare ‘Zgjohu’ vlerëson se Qeveria e Maqedonisë, me mjetet e të gjithë qytetarëve, privilegjon vetëm anëtarët e një bashkësie fetare, bashkësisë ortodokse, përkundër anëtarëve të bashkësive tjera fetare.
Shtuar më 27/04/2009, ora 05:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori