"Zgjohu" con mashtrimet e Veliajt në KQZ
Albeu.com
Lëvizja ZGJOHU ka denoncuar, sipas saj mashtrimet e lëvizjes MJAFT, dhe Erion Veliajt në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kryetari i ZGJOHU, Altin Goxhaj denoncoi Shoqatën për Kulturë Demokratike e cila kishte fshehur në dokumentat e ...... saj të gjithë dokumentacionin e Lëvizjes MJAFT, që sipas Goxhajt është një akt i pastër mashtrimi i kësaj shoqate për të fshehur parregullsitë dhe manipulimet e Erion Veliajt.

“Siç dihet Lëvizja Zgjohu prej javësh ka denoncuar mashtrimin e Veliajt & Maznikut me gjoja dorëheqjen e tyre të 23 Shtatorit 2007, një dorëheqje që ska ndodhur kurrë, të paktën jo për gjykatat dhe llogaritë bankare. Në të vërtetë Erion Veliaj dha një dorëheqje të sforcuar nga Drejtor Ekzekutiv në Shkurt 2009 por u zëvendësua po në Shkurt 2009 nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë Arbjan Mazniku i cili u emrëua Anëtar i Bordit të Drejtorëve së bashkë me kandidaten tjetër të G99, Milva Ekonomin për të mbajtur nën kontroll të plotë MJAFT si një thes financiar jetik për interest private dhe politike të Veliajt”-thekson Goxhaj.

Sipas deklaratës, Erion Veliaj në shkurt 2009 ka drejtuar Mbledhjen e Bordit të MJAFT, ndërkohë vetëm një javë më parë, Milva Ekonomi dhe Arbjan Mazniku drejtuan mbledhjen e Qendrës MJAFT. Dorëheqjet e tyre nuk kanë ndodhur kurrë. Letrat që janë çuar në Gjykatën e Rrethit Tiranë janë një mashtrim i pastër. Çdo kërkesë për dorëheqje që dërgohet në Gjykatë shoqërohet me Proçesverbalin ku deklarohet dorëheqja, por një proçesverbal i tillë nuk ekziston, sepse Milva Ekonomi dhe Arbjan Mazniku nuk kanë firmosur ndonjëherë ndonjë proçesverbal mbledhjeje.

“Duke qenë se Lëvizja MJAFT ka shërbyr dhe shërben si një maskë G99 së Erion Veliajt ku synimi më i fundit është manipulimi i proçesit të vëzhgimit zgjedhor në favor të interesave të Padronit Edi Rama, këtë javë janë përdorur njëra pas tjetrës të gjithë skemat dhe praktikat e mashtrimit pranë KQZ-së”-theksoi Altin Goxhaj.

Kjo solli që KQZ të rrëzonte çdo kërkesë të MJAFT për hir të faktit se ajo figuronte ende e drejtuar nga kandiatët për deputetë në G99 dhe Partinë Socialiste. Për këtë arsye, MJAFT në bashkëpunim me SHKD (Shoqatën për Kulturë Demokratike) kanë mashtruar në dt. 12 Qershor 2009 KQZ-në duke fshehur listën e vëzhguesve të Veliajt në listën e Shoqatës për Kulturë Demokratike. Të gjithë emrat e vëzhguesve të G99 të caktuar nga Arbjan Mazniku dhe Milva Ekonomi, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor janë fshehur në listën e Shoqatës për Kulturë Demokratike pasi u zbuluan kur ishin në listën e MJAFT.

Avokat Altin Goxhaj denoncoi 3 faksimile dokumentash ku emra të themeluesve të G99 janë në listat e vëzhguesve të MJAFT të rrëzuara nga KQZ dhe të rifshehur në listën e vëzhguesve të Shoqatës për Kulturë Demokratike. Këto praktika mashtrimi, tipike për Velinë dhe MJAFT, kanë implikuar tashmë të gjithë listën e vëzhguesve vendorë dhe numri i njerëzve të G99 i fshur në listën e SHKD është më i madh se 99 vetë. (start)
Shtuar më 18/06/2009, ora 16:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori