Zgjohen maqedonasit e Shqiperise, do te bejne kongresine e pare te partise
Albeu.com
Kongresi i parë i partisë së minoritetit maqedonas në Shqipëri "Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian", është caktuar për 9 nëntor në Tiranë.Siç shkruan gazeta e Bashkësisë së maqedonasve në Shqipëri "Prespa", Kongresi paraqet kulmin e punës së mundimshme shumëvjeçe.
Maqedonasit në Shqipëri presin nga kongresi i ardhshëm të jetë kongres i unitetit dhe bashkimit.
Ata presin që Partia t`i realizojë të drejtat e maqedonasve në Shqipëri, të bëhen të barabartë me qytetarët tjerë dhe të zgjedhen në poste më të larta në jetën publike.
Kongresi i Partisë "Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian", do të ketë rëndësi të madhe për përgatitjet e partisë për pjesëmarrje në zgjedhjet, të cilat në Shqipëri do të mbahen vitin e ardhshëm. (alsat/albeu)
Shtuar më 30/10/2008, ora 20:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori