"Zgjodha të kem armik Ilir Metën", vjen reagimi i Presidentit
Pëlqej
Ish-ministri Saimir Tahiri tha mbrëmë ndër të tjera se po të donte mund të kishte bërë shumë miq në politikë dhe tani as nuk do të guxonin që t'a përmendnin e jo ta akuzonin.

Ndër të tjera Tahiri përmendi edhe Ilir Metën. "Unë mund të kisha në krah Ilir Metën, por zgjodha ta kem përballë"., - tha Tahiri.

Ndërkohë, presidenti Meta e ka komentuar sot këtë deklaratë të Tahirit.

Meta, pjesë e konferencës së sotme për Gjykatën Kushtetuese, në të cilën merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama është pyetur nga gazetarët para nisjes së punimeve për cështjen e Tahiri.

"I uroj jetë të gjatë Gjykatës Kushtetuese", – ka thënë shkurt e prerë kreu i shtetit, duke mos folur drejtpërdrejt për Tahirin.

Meta njihet për mesazhet e tij të koduara, kështu që edhe kjo më sipër mund të konsiderohet si përgjigje. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori