Zgjidhja që ende po mbahet e fshehtë për Kosovën është pavarësia, thotë Carpenter
Pëlqej
Albeu.com
Pas takimi të fundit të vendeve të Grupit të Kontaktit në Londër, analistë dhe ekspertë të rajonit nga Shtetet e Bashkuara theksojnë se tashmë është marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.Ted Carpenter, nga instituti CATO në Washington thotë se zgjidhja që ende po mbahet e fshehtë për Kosovën është pavarësia sepse bashkësia ndërkombëtare mendon se kjo do të ishte një zgjidhje e përhershme dhe më e qëndrueshme. Bashkësia ndërkombëtare, thote Carpenter, tashmë e ka kuptuar se zgjidhja për Kosovën me çfarëdo autonomie të gjerë, nuk do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme.

Carpenter më tej thotë se nga gjashtë vendet e Grupit të Kontaktit të cilët patën takim javën që shkoi në Londër dhe që do të kenë ndikimin kryesor në vendosjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, është vetëm Rusia që e kundërshton pavarësinë. SHBA dhe Britania e Madhe e mbështesin pavarësinë e kushtëzuar, ndërkaq Franca, Italia dhe Gjermania janë diku në mes, thotë ai. Nicholas Gvozdev, redaktor i revistës për cështje të Jashtmë që botohet në Washington, e quajtur ‘Interesi Kombëtar’, thekson se termi ‘pavarësi e kushtëzuar’ përdoret nga ata që duan të krijojnë një përshtypje se asgjë nuk është vendosur përgjithmonë. Sepse, vazhdon ai, nga ajo që po shoh unë në Washington, dallimi midis pavarësisë së vërtetë dhe asaj të kushtëzuar është më tepër semantik se sa i një natyre politike.” Tim Judah, gazetar britanik dhe autor i një libri për Kosovën, thotë se bisedimet rreth statusit të Kosovës janë më tepër një cështje që do të merren me statusin e ardhshëm të serbëve në Kosovë. Jam i sigurt se fuqitë e mëdha tanimë kanë vendosur t’i njohin Kosovës pavarësinë e kushtëzuar dhe se tani në këto bisedime do të vendoset vetëm për hollësitë e kësaj pavarësie, thotë Judah. rtk
Shtuar më 08/02/2006, ora 15:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori