Zgjidhja e krizes politike, Montobbio e Lohan ne Presidence
Albeu.com
Kanë mbërritur në Presidencë ambasadori i Spanjës Manuel Montobbio, vend i cili mban presidencën e radhës së BE-së si dhe ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan.
Ambasadorët po zhvillojnë një takim me kreun e shtetit Bamir Topi për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Menjëherë pas këtij takimi, në orën 12:30 Presidenti do të takojë ambasadorin amerikan John Withers. Takimi i kreut te shtetit me ambasadorët vjen në prag të tryezës së Presidentit Topi me kreun e qeverisë Berisha dhe kryesocialistin Rama.
Të tri ambasadorët në daljet e tyre publike kanë bërë apel për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
Shtuar më 08/02/2010, ora 18:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori