“Zgjidhja” del kundër Bashës për zhbërjen e reformës territoriale
Pas deklaratave të bëra nga kreu i opozitës Lulzim Basha se do të zhbëjë reformën Territoriale, ka ardhur dhe reagimi i partisë Zgjidhja.

Partia e Kokëdhimës kundërshton me forcë deklaratën e bërë nga Basha, duke theksuar se reforma territoriale duhet të rrijë e paprekur.

Sipas kësaj partie, deklarata e Bashës se duke e rritur nga 61 në 100 numrin e bashkive shërbimi për qytetarët do të jetë më efikas, është vetëm mashtrim i radhës, pasi demokratëve rritja e numrit të bashkive ju duhet vetëm për interesa personale.

Reagimi i partisë Zgjidhja:

Reforma teriritoriale është nga të paktat trashëgimi pozitive të qeverisjes së 4 viteve të kaluara.

Ajo, ende nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara për shkak të politikave të mbrapshta të qeverisë dhe për faktin se partitë e kriminalizuara e të kapura nga kryetarët, siç kanë kapur shtetin, kanë kapur e mbajnë peng edhe bashkitë e vendit.

Lulzim Basha deklaroi ditët e fundit se dëshiron ta zhbëjë reformën teritoriale duke e çuar numrin e bashkive nga 61, në 100.

Bashkitë janë çifligjet e partive që “i kanë fituar”, streha të militantëve dhe "ndërrmarje" për të prodhuar vota e pushtet për to. Në pushtetin lokal, njësoj si në qeveri dhe administratë sundon paaftësia, klientelizmi, nepotizmi, korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi i shfrenuar me pushtetin.

Demokratët thonë se duke e çuar në 100 numrin e bashkive, do t'i bëjnë më të afërta dhe më efikase shërbimet për qytetarët. Kjo është gënjeshtër! Ata e e duan këtë vetëm për interesa elektorale. Me 100 njësi teritoriale e kanë më të lehtë të fitojnë më shumë bashki dhe t'i shkëmbejnë vendet e punës dhe të mirat e pushtetit me vota, njësoj siç bëjnë "Rilindja" dhe kryetarët e partive.

ZGJIDHJA do të qëndrojë e vendosur në anën e popullit dhe të do kundërshtojë e denoncojë me kurajo dhe vendosmëri çdo përpjekje të partive të vjetra që duan të mbajnë peng për jetë Shqipërinë.

ZGJIDHJA e ka të qartë se reforma terrritoriale duhet thelluar edhe më tej për t'i eleminuar bashkitë që nuk kanë resurse, potenciale, kapacitete, burime njerëzore e financiare të mjaftueshme dhe për ta reduktuar me tej numrin prej 61 bashkish që kemi sot.

ZGJIDHJA do luftojë për ta konsoliduar e thelluar reformën teritoriale, për ta pajisur e mbështetur qeverisjen vendore me pavarësi, me decentralizim të pushtetit qendror, me fonde buxhetore, me kompetenca e logjistikë, me aftësi, respekt, eficensë e standarde. Kandidatët për kryetarë bashkie nuk duhet të jenë servilët e kryetarëve dhe nuk duhet t'i vendosin kryetarët e partive, por militantët e bazës dhe qytetarët e thjeshtë përmes zgjedhjeve paraprake, kandidatët për këshilltarë gjithashtu.

"Rilindja" dhe PD-ja kanë vetëm një qëllim: si ta kapin qeverisjen vendore dhe ta vënë në shërbim të luftës për pushtet të kryetarëve të partive! Ato nuk duan t'i a dinë si shërbehet e qeveriset populli!
#ZGJIDHJApërMirëqeverisjen /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2017, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori