Zgjidhet problemi për tokën bujqësore
Të gjitha familjet fermere që kanë shfrytëzuar për 20 vjet tokën bujqësore dhe nuk kanë pasur hipotekë, si dhe punonjësit e ish ndërmarrjeve dhe kooperativave bujqësore do të pajisen me titujt e pronësisë.

Komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese ka miratuar projektligjin që sipas përfaqësuesve të ministrisë së Bujqësisë synon të zgjidhë problematikën e krijuar në dy dekadat e fundit me tokën bujqësore.

“Nisma për këtë ligj ka ardhur nga shqetësimet në radhë të parë të vetë familjeve bujqësore, problemi i të cilëve nuk është zgjidhur për 20 vjet. Së dyti, nga organet e pushtetit vendor që kanë qenë në kërkesat e vazhdueshme të këtyre komuniteteve, që megjithëse e përdorin tokën nuk kanë dokumentet e pronësisë”, tha përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë.

Projektligji parashikon zgjidhje edhe për problemet e ngritura nga banorët në zonën e Orikumit dhe Ksamilit, duke parashikuar kompensim me truall për ta, për tokën që paraqet interes për turizëm. /albeu.com/


Shtuar më 18/04/2012, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori