Zgjidhet kryetarja e re e LGI
Klajda Gjoshaj është zgjedhur kryetarja e lëvizjes së Gruas për Integrim duke lënë pas kandidaten tjetër të kësaj force politike Luzhiana Abazi. Në një komunikim për mediat, përfaqësuesja e komisionit të numërimit të votave bëri të ditur se kandidatja Gjoshaj kryesoi me 950 vota, me 830 vota Abazi, ndërsa 20 vota janë konsideruar të pavlefshme.


Gjatë fjalës së saj kryetarja e re e LGI-së falenderoi të gjithë mbështetësit dhe votuesit, ndërsa ka siguruar se do të punojë fort për të promovuar dhe mbështetur të drejtat dhe përfaqësimin e grave. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2012, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori