Zgjidhet cështja e mandatit të Seserit
Në mbledhjen e sotme të Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës kanë rënë dakort të hartojnë një raport të përbashkët i cili do t`i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë për të zgjidhur cështjen e mandatit të Seserit.


Në një prononcim për mediat, deputeti i PS-së Kastriot Islami ka deklaruar se në këshill u ra dakort për 3 pika të rëndësishme.

“Ishte një mbledhje për gjetjen e një zgjidhjeje. U miratuan disa momente që ky mandat nga pikëpamja ligjore i takon PS-së. E dyta që ky problem të zgjidhet me shpejtësi dhe mos të ketë asnjë zvarritje dhe e treta: mbi bazën e propozimit të anëtarëve të PD-së që kjo çështje ti çohet Kuvendit për ti marrë vendimin përfundimtar për ta kthyer në KQZ që kjo çështje specifike të mos përsëritet” tha Islami. /albeu.com/

Shtuar më 11/04/2012, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori