Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Lezhë-Shkodër, si pasojë e të cilit është plagosur një person.

Mësohet një automjet është përplasur me një çiklomotor, në afërsi të fshatit Balldre.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i çiklomotorit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital.

 


Shtuar 17.09.2023 11:05