Zgjerohet akuza kunder Hashim Rexhepit
Albeu.com
Prokuroria Speciale e Kosovës ka zgjeruar hetimin ndaj guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, duke e akuzuar edhe për “abuzim me postin zyrtar” dhe “marrje të ryshfetit”.Çështja ka të bëjë me lëshimin e licencave të punës të kompanive të sigurimit gjatë periudhës 2006-2008. Guvernatori i BQK-së është arrestuar javën e kaluar, ndërsa me këtë rast janë bastisur shtatë zyra, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private.
Shtuar më 29/07/2010, ora 16:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori