Zgjerohet abuzimi, 8 zyrtarë të Ministrisë nën akuzë
Bazuar në kërkesën e Njësisë Task-Force në Prokurorinë e Tiranës, Gjykata e kryeqytetit ka vendosur masën e pezullimit nga detyra për katër punonjës të Ministrisë së Punës, duke i lënë ata në masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Me këtë vendim të Gjykatës së Tiranës shkon në tetë numri i personave nën akuzë në lidhje me abuzimet në Ministrinë e Punës. Të premten, më 4 tetor, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata autorizoi arrestimin e katër zyrtarëve, nga të cilët ranë në pranga vetëm dy.

"Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra të katër personave në hetim, B. Batusha, A. Lahe, G. Xhangolli dhe R. Joanidhi, të gjithë punonjës të Ministrisë së Punës", thanë burimet nga organi i akuzës. Sipas tyre, zgjerimi i hetimeve me pezullimin e katër punonjësve, ish-anëtarë të komisionit të tenderëve, ka ardhur pas arrestimit të shtetasve: Ilir Ibrahimi, 45 vjeç, ish-drejtor i Përgjithshëm në Ministri dhe Besnik Dema, 51 vjeç, ish-përgjegjës i financës.

Dy zyrtarë të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetën në banesat e tyre. Konkretisht: Kleves Bitro, 37 vjeç, ish-shef i Kabinetit të Ministrisë dhe Murat Mehmeti, 49 vjeç, ish-sekretar i Përgjithshëm. Ata akuzohen se kanë kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. /albeu.com/

TE ARRESTUAR
1. Ilir Ibrahimi, 45 vjeç, drejtor i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Punës. Masa: “arrest me burg”.
2. Besnik Dema, 51 vjeç, përgjegjës i sektorit të financës
të Ministrisë së Punës. Masa e sigurisë: “arrest me burg”.

NE KERKIM
3. Kleves Bitro, 37 vjeç, ish-shef i Kabinetit të Ministrisë së Punës. Masa e sigurisë: “arrest me burg”.
4. Murat Mehmeti, 49 vjeç, sekretar i Përgjithshëm i
Ministrisë së Punës. Masa e sigurisë: “arrest me burg”.
Pezulluar nga detyra

TË PEZULLUAR
5. Flora Batusha, me detyrë drejtore e Shërbimeve
Mbështetëse në Ministrinë e Punës. Masa: detyrim për t’u
paraqitur në Policinë Gjyqësore dhe pezullimi i ushtrimit
funksionit publik.
6. R. Joanidhi, me detyrë shef i Sektorit të Shërbimeve
të Brendshme në Ministri. Masa: detyrim për t’u paraqitur
në Policinë Gjyqësore dhe pezullimi i ushtrimit të funksionit
publik.
7. G. Xhangolli, përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve
të Punës në Ministrinë e Punës. Masa e sigurisë: detyrim
për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore dhe pezullimi i ushtrimit
funksionit publik.
8. A. L., këshilltare. Masa: detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore dhe pezullimi i ushtrimit të funksionit
publik.
Shtuar më 06/10/2013, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori