Zgjedhjet vendore, raportuesi i PE-së përgënjeshtron Bashën
Raportuesi i PE për Shqipërinë, Knut Flenckeinstein, në konferencën për shtyp të zhvilluar paraditen e sotme tek zyrat e BE-së, ka përgënjeshtruar deklaratën e Bashës dhënë dje.

I pyetur në lidhje me një bojkot të mundshëm për zgjedhjet vendore, pasi opozita nuk e njeh hartën elektorale, raportuesi i PE-së thotë se Basha është burrë i zgjuar dhe nuk i ka folur shumë për këtë, por i takon PD të vendosë nëse do të marrë pjesë apo jo. Megjithatë PE dëshiron që çdo parti të marrë pjesë në zgjedhje.

Flenckeinstein: “Basha është burrë i zgjuar dhe nuk më ka folur shumë për këtë çështje. Dhe siç thashë, nuk jam arbitër. Nëse një parti nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, është vendim i lirë i tyre. Kam dëgjuar se legjislacioni apo çështja e ligjit fut në lojë Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se ajo është shprehur, mbështetur në bindjet e saj, dhe unë personalisht nuk mund të jem më i zgjuar se Kushtetuesja. Më lejoni të shtoj se shpresoj se të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje", u shpreh ai.

Flenckeinstein ka kërkuar që të ndryshohet kultura politike, pasi sipas tij, ai nuk është as arbitri as mësuesi.

Flenckeinstein: “Nuk kam ardhur si arbitër, as si mësues. Nëse më shikoni kështu, është mënyra e gabuar. Unë dua të mbështes nevojat e Shqipërisë për realizimin e reformave dhe suksesin e tyre.

Duhet të realizoni 3 sfida:
- Forcimin e shtetit të së drejtës
- Ndryshimit të kulturës politike në mënyrë që të realizohet një klimë besimi shprese e bashkëpunimi
- Më shumë bashkëpunim me shoqërinë civile.

"Jo vetëm PD duhet të ndryshojë, por dhe maxhoranca duhet të bëjë diçka për dialogun, ka përgjegjësi për atmosferën. Edhe opozita duhet të jetë konstruktive”. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori