Zgjedhjet, test për rrugën drejtë BE-së
Komisioni e konsideron të një rëndësie vendimtare që zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013 të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Në një interviste RTV “Ora News”, Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fule u shpreh se zgjedhjet do të jenë një test për funksionimin normal të institucioneve demokratike të vendit dhe progresin në rrugën e Bashkimit Evropian.


"Të gjitha partitë politike janë përgjegjëse për garantimin e pavarësisë së organeve të administratës zgjedhore. Kjo është thelbësore për kredibilitetin dhe paanshmërinë e punës së tyre dhe besimit të njerëzve në ndershmërinë dhe integritetin e zgjedhjeve. Populli shqiptar e meriton këtë. Për më tepër, një dialog i sinqertë dhe konstruktiv mes të gjitha partive politike është vendimtar në kontekstin e proçesit zgjedhor, në dritën e zhvillimeve të fundit.
Mesazhi mbi nevojën për të rinovuar konsensus politik mbi proçesin zgjedhor, mbetet e vlefshme pasi çdo përpjekje duhet bërë për të siguruar mbajtjen e qetë të zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë proçesin, duke përfshirë KQZ-në. Megjithatë, ndonjë zgjidhje për ta përmirësuar situatën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve do të duhet të vijë nga pala shqiptare" shprehet Stano.

Sipas tij konkluzionet e Këshillit në Dhjetor janë të qarta në atë që Shqipëria ka nevojë të bëjë.

"Përfundimi i masave kryesore në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe rishikimi i rregullave të proçedurës parlamentare janë një kusht për vendimin për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.Për më tepër, Këshilli ftoi Komisionin për të marrë parasysh në raportin e saj të ardhshëm, veprime të mëtejshme të marra nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë edhe hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale të rasteve të tilla. Zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve parlamentare në vitin 2013, do të jetë një provë vendimtare për funksionimin normal të institucioneve demokratike të vendit. Kjo është deri tek institucionet relevante shqiptare për të adresuar këto çështje dhe për të arritur përparimin e nevojshëm" perfundon deklarata. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori