Zgjedhjet, test për demokracinë dhe progresin në Shqipëri
Zyrtari amerikan, Jonathan Moore kërkoi sot që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të jete e balancuar dhe pa ndikime nga politika. Gjatë një konference të KVV në Washington, ai u shpreh se SHBA kërkon të shohë zgjedhje me standard domokratike në 23 qershor, të cilat sipas tij janë vendimtare për demokracinë në vend si dhe progresin drejt procesit të integrimit.


“KQZ duhet të jete e balancuar dhe pa ndikime nga politika. KQZ duhet të funksionojë dhe zgjedhjet të zhvillohen me 23 qershor, mosfunksionimi i saj rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet jane test për demokracinë në Shqipëri. Duam të shohim zgjedhje të lira dhe demokratike në 23 qershor. Zgjedhjet janë të rëndësishme për demokracinë dhe progresin në Shqipëri. Duhet të zbatohen kuota gjinore, listat e zgjedhësve kanë pasur probleme” theksoi Moore.

Ndërkaq ai ka ritheksoi vendosmërinë e SHBA për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013, ora 19:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori