Zgjedhjet presidenciale dhe lokale me 15 mars
Albeu.com
Kreu i shtetit do të zgjidhet me pragun prej 40 % të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve. Kështu ranë dakord liderët e katër partive politike më të mëdha në vend.Në takim është pranuar edhe kërkesa e dy subjekteve politike shqiptare BDI-së dhe PDSH-së për të anuluar propozimin e VMRO-DPMNE-së për garantimin e 10 vendeve të deputetëve të bashkësive më të vogla etnike në parlament. Liderët u morrën vesh që zgjedhjet presidenciale dhe ato locale do të mbahen më 15 mars të 2009. Deri atëherë pritet të përfundojë ndryshimi i kushtetutës dhe në tetor para se të mbyllet raporti i Komisionit Europian ndryshimet në ligjin për zgjedhjet.

"Rreth amandamentit të kushtetutës që ne propozuam të largohet pragu prej 50 % LSDM nuk e pranoi dhe propozoi ndryshim në këtë pjesë nga 50 në 40 %. Në fund pas diskutimeve të suksesshme të gjithë u pajtuam se ajo është më mirë se sa 50 %, dmth e pranuam edhe pse unë në fund iu luta të mendojnë edhe një herë për uljen e atij pragu të paktën në 33% nëse pajtohen mirë, nëse jo do të pranojmë atë prej 40 %", tha kryeministri Nikolla Gruevski –

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se kompromisi politik nuk parasheh heqien e cenzusit por uljen e tij. "Ne si PDSH në fillim vlerësuam se tentativa për të eliminu pragun për zgjedhjen e kryetarit është tentativë për të eliminu të drejtën e vendosjes edhe të shqiptarëve për të zgjedhur kryetarin e ri dhe vendosëm kërkesën për nënkryetar, megjithatë u arrit një kompromis që cenzusi mos të hiqet por të zbritet në 40%, mendoj se në kuadër të 40% shqiptarët do të jenë të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.", shtoi Thaçi.

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti tha se marrëveshja e aritur nuk i dëmton interesat e asnjërës parti politike. "U arrit një marrëveshje që nuk i dëmton interesat e asnjërës bashkësi etnike dhe këtu parasegjithash nuk i dëmton interesat e shqiptarëve të Maqedonisë dhe si parti politike çmuam dhe vendosëm normalisht të japim mbështetje për propozimin që pritet shumë shpejtë të hy në procedurë parlamentare.", theksoi Mehmeti.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se ulja e pragut 40% në raundin e dytë do të kemi zgjedhje të lira dhe demorkatike njëkohësisht presidenti i ri do të ketë legjitimitet para të gjithë qytetarëve."Më e rëndësishme këtu i pranojmë rekomandimet e OSBE-ODIHR me çka mund të konstatoj se presim që në pjesën e parlamentit të vërtetohen të gjitha angazhimet për të cilat arritëm marrëveshje katër partitë politike.", vlerwsoj Zaev.

Momenti më interesant para fillimit të takimit të liderëve ishte shtrëngimi i duarve për herë të parë para kamerave, e dy liderëve të partive shqiptare Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit.

Shkëlzen Aqifi , alsat
Shtuar më 08/10/2008, ora 19:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori