Zgjedhjet për kryeprokuror, kjo është kandidatja më e re
Pëlqej
Ndërkohë që politika zien nga debati i madh për zgjedhjen e kryeprokurorit dhe teksa sot PS-ja përsëriti ftesën për prokurorët se nesër është afati i fundit për të interesuarit, është zyrtarizuar edhe kandidatura e dytë për prokurorin e përkohshëm të vendit, pas largimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, prokurore në rrethin e Shkodrës është një nga emrat e përfolur si kandidate për kryeprokuror të përkohshëm.

Marku ka mbarur në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zv/prokurore e këtij rrethi.

Burimet thanë se 41-vjeçarja është propozim i kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Gjithashtu, Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës.

Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.

Deri më tani janë përfolur si kandidatë edhe prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj.

Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00.

Shtuar më 11/12/2017, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori