Zgjedhjet për Kavajën, PS ndryshon kandidatin e saj
Pëlqej
Kanë ngelur vetëm pak kohë nga zgjedhjet në Kavajë dhe forcat politike po “luftojnë” fuqishëm për të marrë kryesimin në këtë bashki.

Por pavarësisht se PS e kishte propozuar kandidatin e saj në Kavajë në zgjedhjet e 7 majit, zgjedhje të cilat u shtynë, PS ka bërë një ndryshim.

Partia Socialiste do të kandidojë Dorian Muratin, drejtor i OSHEE në Kavajë për kryetar bashkie nën logon e PS, shkruan BW.

Në këtë garë, Partia Demokratike do të përfaqësohet nga Isa Sakja, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të degës e PD në Kavajë.

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publike kandidaturën e saj për këto zgjedhje, në të cilat do garojë me Maksim Konën, doktor i shkencave inxhinierike. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2017, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori