Zgjedhjet, PBDNJ kërkon numërimin e 2 kutive në Ksamil
Katër dite pas zgjedhjeve parlamentare, në komisionin qendrorzgjedhjeve nuk ka mbërritur asnjë ankesë nga forcat kryesore politike per kontestim të rezultatitzgjedhjeve të nxjerra nga 89 kzaz.

E vetmja ankese eshte ajo e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, per te numeruar 2 kuti votimi ne Ksamil, qe rezultojne te hapura, por te panumeruara, pasi njera eshte konsideruar e pavlefshme dhe tjetra e parregullt.
Pas diskutimeve Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka urdhëruar që kzaz 89 të numëroj 2 kutitë e konsideruar të pavelfshme prej tyre brenda 24 orëve. Përfundimi i numërimit të ketyre dy qendrave të votimit do të cojë e edhe në daljen e rezultatit përfundimtarë të qarkut të vlorës i cili është i vetemi që rezulton me 430 kuti të numëruar nga 432 gjithsej.
Po keshtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe u dha zgjidhje disa ankesave te ardhura nga dy Komisione Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve 42 dhe 38 ne Tirane, per hedhjen e te dhenave gabim ne sistem. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori