Zgjedhjet, Nishani kërkon monitorim transparent nga mediat
Bujar Nishani
Presidenti Bujar Nishani kërkoi sot bashkëpunimin e mediave për monitorimin e fushatës zgjedhore nga mediat. Gjatë një
takim me drejtues të medias në vend, kreu i shtetit kërkoi monitorim transparent të saj.


“Mora edhe këtë inciativë për të kërkuar ndihmën tuaj, për të kërkuar kontributin tuaj përgjatë kohës së fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, së pari për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor, për të pasqyruar mënyrën e realizimit të zgjedhjeve në Shqipëri, të plotësimit të standarteve, por edhe të sjelljes së aktorëve gjatë procesi zgjedhor” i është drejtuar presidenti Nishani drejtuesve të mediave në vend.

Nishani deklaroi gjithashtu se vendi i ka te gjitha potencialet per te mbajtur zgjedhje me standarde. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2013, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori