Zgjedhjet në Maqedoni, garojnë 20 lista për deputetë
Albeu.com
Mbrëmë deri në mesnatë në Komisionin Shtetëror të zgjedhjeve u dorëzuan 20 lista të kandidatëve për deputet të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 1 qershorit.Lista e parë u dorëzua nga Panço Minov në ora 12:15 minuta, ndërsa e fundit nga partia, "Forcat e majta titiste", 5 minuta para skadimi të afatit, gjegjësisht në ora 23 55.



Zëdhënësi i KSHZ-së Zoran Tanevski, sot prezentoi të gjitha listat e kandidatëve për deputet. "Janë të paraqitur lista nga kandidati i pavarur Pece Gruevski, VMRO-DP, PPD, BDK, Partia e Demokratëve të lirë, BDSH, TMRO, PEI, Forcat e bashkuara maqedonase, Partia maqedonase e punës, BDI, Lëvizja për bashkimin nacional të turqve, PDSH-ja, TMRO, VEP , VMRO –Popullore, "Dielli, Koalicioni për Europ", më pas Partia social demokrate e Maqedonis, VMRO-DPMNE dhe Forcat e majta titiste", kumtoi Tanevski


Tanevski njoftoi se KSHZ-ja ka për obligim të kontrolloj listat e parashtruara të kandidatëve e më pas ti vërtetoj të njëjtat apo ti hedh poshtë poqëse është vërejtur ndonjë parregullsi.


"Në rrjedhë është vërtetimi I të dhënave I listave të parashtruara, në rast se vërehen parregullsi, ka afat prej 48 orësh që të thiret parashtruesi I listës, apo përfaqësuesi zyrtar që të përmirësohen lëshimet apo parregullësit, pas çka KSHZ me vendim duhet ti vërtetoj listat apo ti hedh poshtë të njëjtat", njoftoi ai.

Në rrjedh e sipër janë edhe afatet tjera që I ka përcaktuar KSHZ-ja, ndër to edhe ai I parashtrimit të kërkesave për vëzhgues. Siaps Tanevskit afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve zgjat deri 5 ditë para zgjedhjeve dhe I njëjti afat vlen edhe për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e gazetarëve të huaj. (Alsat)
Shtuar më 03/05/2008, ora 20:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori