Anëtarësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim votoi këtë të shtunë për të zgjedhur kryetarin e ri ndërsa pak më parë përfundoi procesi i votimit.
Gjatë ditës së sotme është votuar në 159 qëndra votimi në shkallë vendi,
votim ky që ka nisur në orën 8:00 të mëngjesit dhe ka përfunduar në 17:00, madje siç bëjnë të ditur drejtues të kësaj partie në disa qëndra ka filluar edhe numërimi i votave.
Gara u zhvillua mes kreut aktual
Ilir Meta dhe
Luan Ramës, që mban postin e sekretarit të Përgjithshëm.
Sekretari për çështjet ligjore në LSI, Ylli Manjani në një dalje për mediat njoftoi se në të gjithë vendin pjesëmarrja në
votim është 68 %. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2012,
ora 19:29