Zgjedhjet në Korçë, FRD: PD kërkon eleminimin e kandidates sonë
Partia “Fryma e Re Demokratike” akuzoi sot Partinë Demokratike se po tenton të përjashtojë nga gara për kreun e bashkisë së Korçës, kandidaten e saj.

FRD-ja theksoi se PD-ja po kërkon zyrtarisht në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve eleminimin e kandidates Brikena Zeneli.
“Sulmi politik i PD ndaj nesh është sulm ndaj pluralizmit politik. I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të tërhiqet menjëherë nga ky akt primitive” shprehet FRD-ja.

Zgjedhjet për postin e kreut të bashkisë së Korçës zhvillohen në datën 3 Nëntor. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori