Zgjedhjet ne gjykata, Topi: Nuk do te propozoj emra politik
Albeu.com
Presidenti i Republikës drejtoi sot takimin e grupit konsultativ në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për vendet vakant në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Në fillim të takimit, Presidenti Topi pasi i falënderoi të gjithë anëtarët e grupit të punës për gatishmërinë e tyre në ofrimin e asistencës juridike drejt standardeve të njohura e të pranuara për gjyqtarë me integritet të lartë moral e profesional. Presidenti Topi vuri në dukje se “ky është një proces tejet i rëndësishëm dhe jo thjesht formalitet. Ky proces është transparent, thelbësor analitik dhe i shtrirë në kohë.” Kryetari i Shtetit përsëriti vendosmërinë për përzgjedhjen e kandidaturave më të spikatura profesionalisht. “Në këtë proces do të bëj kujdes të mos zgjedh kandidatura të një profili politik, për t’i dhënë jetë parimit të ndarjes së pushtetit politik nga pushteti gjyqësor e natyrisht pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Këto zgjedhje, do bazohen në dy shtylla thelbësore: integriteti moral e integriteti professional" theksoi Topi.
Shtuar më 03/05/2010, ora 22:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori