Zgjedhjet në Shqipëri në Janar 2007
Pëlqej
Albeu.com
Pas mosmarrëveshjes midis PD-së dhe PS-së në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, kreu I shtetit, Alfred Moisiu, ka deklaruar se do të caktojë datën e zgjedhjeve duke ju përmbajtur afateve kushtetuese.Deklarata e numrit një të shtetit shqiptar, ka ardhur nga Polonia, ku dhe ndodhet për një vizitë zyrtare. Ai deklaroi se zgjedhjet vendore do të zhvillohen në muajin Janar, në javën e dytë ose të tretë të saj. Vendimi I presidenti Moisiu duket se përputhet me atë të mazhorancës, por pritet që kjo e fundit të mos pajtohet për datën 21 Janar, pasi ajo përkon me zgjedhjet në Serbi. Zoti Moisiu tha se vendimin e tij në lidhje me datën e zgjedhjeve ua ka komunikuar edhe përfaqësuesve të partive, me të cilët ka patur takime gjatë dy javëve të fundit. start
Shtuar më 16/11/2006, ora 16:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori