Zgjedhjet në Kosovë, dëshmi e zhvillimeve demokratike
Pëlqej
Albeu.com
Në reagimin e tyre të parë zyrtar pas përfundimit të votimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve paqësore në Kosovë duke thënë se 'ato ishin një dëshmi e zhvillimeve demokratike'.Në një kumtesë të zdhënësit të Departmentit të Shtetit, Sean McCromack njëkohësisht u kritikua bojkotimi i votimeve nga ana e pakicës serbe.
"Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje të thellë për vendimin e serbëve të Kosovës, të nxitur nga qeveria e Serbisë për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje", thuhej në kumtesën e zëdhënësit McCormack. Në kumtesë më tej konstatohej se bojkotimi do të thoshte se komuniteti serb i Kosovës me një vendim të tillë kishte vetëm humbje.

Deklarata e zëdhënsit të qeverisë amerikane më tej shfaqte kënaqësinë se si fushata parazgjedhore ashtu edhe zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë paqësore dhe të gjitha palët pjesëmarrëse treguan respekt për angazhimet e Kosovës në procesin e përcaktimit të statusit.
Qeveria amerikane mbetet e angazhuar për garantimin e të drejtave dhe sigurisë të të gjitha komuniteteve të Kosovës dhe u bënë thirrije atyre që të marrin pjesë në jetën politike të Kosovës.
Shtypi amerikan ndërkaq, duke sjellë raportet e agjencive botërore të lajmeve thekson se vota e djeshme në Kosovë ishte një votë e të gjitha partive pa dallim për pavarësinë ndërsa parashikonin fitoren e partisë së ish udhëheqësit të guerilës shqiptare, Hashim Thaci dhe emërimin e tij kryeministër i ri i Kosovës. /S.gashi,rtk/
Shtuar më 18/11/2007, ora 20:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori