Zgjedhjet, Meta: Askush të mos vërë dorë mbi votat e LSI
Kreu i LSI Ilir Meta falënderoi sot të gjitha strukturat e kësaj partie, për angazhimin e deritanishëm, ndërsa i ftoi ato të punojnë së bashku për të arritur sukseszgjedhjet e 23 qershorit.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, Meta u shpreh se 23 qershori do jetë një ditë plot sukses për LSI-në.

“Vendi në 23 qershor do shkojë drejt zgjedhjeve është një moment i rëndësishëm politik dhe kombëtar. Duhet të shkojmë me një demokraci të konsoliduar, pasi zgjedhjet mbeten test edhe për integrimin. Është tepër me rëndësi pjesa e administrimit zgjedhor, t’i përmbahemi ligjit dhe të arrijmë standardet në zgjedhje. Në këtë rast ftojmë forcat e tjera të mos paragjykojnë zgjedhjet. Jam i bindur që 23 qershori do jetë një ditë plot sukses për LSI, për këtë jam i sigurt. Më shumë më preokupon që 23 qershori të jetë një sukses për të gjithë vendin, kjo s’do të thotë më shumë vota për LSI, pasi askush nuk mund të vërë dorë mbi votat e LSI.”, tha Meta më tej.

Sipas Metës, LSI synon një përfaqësim sa më dinjitoz në këto zgjedhje. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori