Në prag të
zgjedhjeve elektorale të 8 majit,
ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore
Sequi ka pritur sot ambasadorët e SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe të OSBE-së Eugen Wollfarth.
Takimi është zhvilluar në zyrën e shefit të BE-së,
Sequi dhe kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian si
ambasadori hollandez dhe ambasadorja gjermane.
Mendohet se situata parazgjedhore dhe zhvillimi i
zgjedhjeve të 8 maj në Shqipëri ka qenë në qendër të bisedimeve të ambasadorëve. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2011,
ora 12:56