Zgjedhjet lokale ne Maqedoni
Pëlqej
Albeu.com
Sot prej orës 07:00 deri 19:00, gjithsej 666.492 zgjedhës në 885 vendvotime do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit në rivotimin e pjesërishëm të raundit të parë ose të raudit të dytë të zgjedhjeve vendore.Raundi i dytë i zgjedhjeve vendore mbahet në tetë komuna dhe në qytetin e Shkupit, ndërsa rivotim ka në 11 komuna në 53 vendvotime.
Në të gjitha komunat e Shkupit votohet për zgjedhje të kryetarit të Shkupit, ndërsa në Çair, Shuto Orizarë dhe në Butel do të zgjidhet edhe kryetar i komunave.
Në fletëvotimet mbesin dy kandidatët të cilat kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë, për shkak sipas Ligjit për zgjedhje vendore kandidatura është e parevokueshme. Fitimtar do të jetë ai kandidat i cili do të fitojë më shumë vota.
Në raundin e dytë kryetarë do të zgjidhen në Kumanovë, Zelenikovë, Konçe, Studeniçan, Tetovë, Kërçovë, Çair, Shuto Orizarë dhe në Qytetin e Shkupit.
Rivotim të raundit të dytë ka edhe në pesë vendvotime në Butel, tre në Dollneni, dy në Shtip, pesë në Makedonski Brod, katër në Ohër, një në Zërnovc, 23 në Likovë, tre në Çuçer Sandevë, dy në Krivogoshtan dhe katër në Mavrovë - Rostushë.
Rivotim të raundit të parë për kryetar dhe për këshillatarë ka në një vendvotim në Bërvenicë, ndërsa vetëm për këshillatër në një vendvotim në Mavrovë - Rostushë.
Shtuar më 10/04/2005, ora 21:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori