Zgjedhjet lokale, KQZ ndan kryetarët e KZAZ-ve në 7 qytete, 3 PD, 4 PS
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndau sot me short zonat ku PS dhe PD do të kenë kenë kryetarët e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve. Pas shortit, u përcaktua se demokratët do të kenë kryetarin dhe anëtarin e 7 në Tiranë, Berat dhe Vlorë ndërsa PS në Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

"PD do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, dhe PS do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numrin cift. Kush është dakord, me këtë rezultat? 4 pro, miratohet, mbyllet dhe kjo pikë e rendit të ditës", është shprehur kryetari i Komisioni QendrorZgjedhjeve Arben Ristani.

Sipas KQZ, në zgjedhjet e ardhshme do të jenë 66 komisione zonale të administrimit të zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë në varësi të të cilëve do të jenë qendrat e votimit në 8 maj. Sipas kodit zgjedhor, 3 anëtarë të KZAZ-së i takojnë PD-së dhe 3 PS-së, ndërsa kryetari ndahet me short mes tyre.
Prej 12 janarit, në të gjithë mbledhjet e komisionit qendrorzgjedhjeve, anëtarët e opozitës nuk ka qenë e pranishëm.
Shtuar më 19/01/2011, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori