Zgjedhjet lokale, delegacioni i ODIHR-it sot në Shqipëri
Një delegacion i misionit të ODIHR-it do të vizitojë sot Shqipërinë për të vlerësuar përgatijet për zgjedhjet lokale të 8 majit. Synimi i misionit është të vlerësojë mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e të rekomandojë nëse është e nevojshme një veprimtari e ODIHR-it lidhur me zgjedhjet dhe, nëse po, çfarë lloj veprimtarie, për shembull një mision vëzhgues apo vlerësues, do t`u përgjigjej më mirë nevojave të identifikuara.

Anëtarët e misionit të vlerësimit të nevojave do të takohen me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ministrisë së Brendshme, Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, si dhe me përfaqësues të partive politike, medias, shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Delegacioni i misionit të ODIHR-it do të vizitojë Shqipërinë nga data 17 deri më 21 janar dhe më pas do të publikojë raportin me gjetjet dhe rekomandimet e tij pak kohë pas përfundimit të misionit.
Shtuar më 17/01/2011, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori