Zgjedhjet Lokale, Basha nis takimin me aleatët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbledh tryezën e aleatëve në selinë blu për të diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Gjatë tryezës që mbahet gati 3 muaj para votimeve, pritet të arrihen marrëveshjet e para për ndarjen e bashkive apo edhe për emra konkretë kandidatësh.

Aleatja më e madhe e demokratëve, Partia Republikane u përfaqësua nga nënkryetari Arjan Madhi. Kjo parti gjatë këtyre ditëve ka shfaqur pakënaqësitë e para për mungesën e një tryezë të tillë, duke paralajmëruar edhe daljen më vetë në zgjedhje.

Madje para mbledhjes, paraditen e sotme Kryetari i PR-së Fatmir Mediu u shpreh se "ende nuk di nëse do jem në tryezë pasdite".

Duke hyrë në selinë e PD-së janë parë Nard Ndoka i PDK-së, Dashamir Dashamir Shehi i LZHK-së, Artur Roshi i Ballit Kombëtar, ai i PLL-së Sulejman Gjana dhe drejtues të tjerë të partive aleate me PD-në. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2015, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori