ZGJEDHJET LOKALE/ 133 mijë zgjedhës votojnë për herë të parë
zgjedhjet që mbahen sot, për herë të parë pa opozitën dhe në një klimë tensionesh, kanë të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.

Procesi i votimit ka filluar mëngjesin e sotëm në orën 07:00 dhe pritet të vazhdojë deri në orën 19:00.

Në 36 bashki Partia socialiste voton e vetme, ndërkohë që zgjedhjet lokale përkojnë me zgjedhjen në total të 61 kryebashkiakëve.

Deri më tani, situata paraqitet e qetë dhe pa probleme. Megjithatë, në shërbim janë vendosur një numër i madh efektivësh të policisë, për të kontrollluar situatën.

Shtuar më 30/06/2019, ora 07:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori