Babai bën “matematikën” e letarve higjienike, pse nuk ju duhen aq shumë (VIDEO)

Një nga problemet më të mëdha që pandemia e koronavirusit ka sjellë është blerja masive në panik.

Letrat higjienike kanë qënë ndër produktet më të blera dhe një baba është irrituar shumë nga kjo përgjegjshmëri.

Ai vendosi të bënte një video ku jo vetëm të jepte një shembull për të gjithë, por dhe t’i mësonte vajzës së tij matematikë.

Ai shpjegon pse nuk është nevoja për të blerë aq shumë letra higjienike:

“Nëse blini një pako ta madhe, ajo ka 30 copë. Secila copë ka nga 425 letra. Pra 12,750 letra për një pako të madhe. Pra themi se po përdorim 20 letra sa herë që shkojmë në tualet. Kjo do të thotë se shkojmë 637,5 herë në banjo për të mbaruar një pako. Kjo do të thotë të shkojmë në tualet 45.5 herë në ditë. Pra një person që mori 4 pako të tilla për një familje me 4 veta për 14 ditë karantinë duhet të shkojë 182 herë në tualet.”

Ai shton: “Qetësohuni të gjithë.”

Videoja e tij u bë virale dhe u mbështet masivisht si një shembull I sjelljes së duhur në kohë pandemie.


Shtuar 21.03.2020 08:42