Zgjedhjet, javën e ardhshme pritet raporti i OSBE/ODIHR
OSBE/ODIHR pritet që javën e ardhshme të publikojë raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të mbajtura në 8 maj.

Publikimi i raportit të ODIHR për zgjedhjet vendore është më i rëndësishmi për këtë proces elektoral, pasi do të përcaktojë cilësinë e zgjedhjeve të radhës në Shqipëri, por do të jetë edhe dokumenti bazë i referimit për të gjithë faktorin ndërkombëtar, Bashkimin Europian apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri tani raporti paraprak i OSBE ODIHR-it, referuar dhe deklaratës së misionit të vëzhguesve dy ditë pas zgjedhjeve, e cilësoi procesin zgjedhor si transparent dhe konkurrues.

Raporti do të publikojë edhe rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2011, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori