“Zgjedhjet janë pas derës”, Basha gati për të nisur punën
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka mbajtur një mbledhje ditën e sotme me Kryesinë e PD-së.

Basha në këtë mbledhje ka ngritur një grup pune që do të këtë në fokus paraqitjen e alternatives së PD-së.

Sipas tij PD nuk ka më pse të harxhojë kohë, por ajo duhet të përgatitet për zgjedhje të cilat sipas Bashës janë mbrapa derës.

“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternatives. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushe kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minute”, tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2019, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori