ZGJEDHJET/ Hazbi Kasaj plas "bombën" e rradhës: Kjo farë e keqe…
Me përfundimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit Kasaj ka komentuar rezultatin duke u shprehur së tepërmi i zhgënjyer nga qytetarët që nuk e votuan të cilëve u thotë: “Kjo farë e keqe mos u paftë më në qytetin e Këlcyrës, pasi këtu janë më tepër budallenj sesa të mençur”.

Kasaj i ka “përveshur që tani mëngët”, ndërsa shprehet se ka filluar që tani nga puna për të sensibilizuar qytetarët, përmes daljeve të shumta në media.

Sipas, Kasaj sëmundja PD-PS nuk ka në plan të përfundojë kështu që është detyrë edhe e medias për të sensibilizuar qytetarët.

Intervista me Kasajn:

Ka perfunduar procesi i numërimit të votave në Këlcyrë, sa vota keni fituar?

Kasaj: 100-110 vota, nuk e di

Po kandidati tjetër që ishte në garë?

Kasaj: 280 më thanë. Dmth t’renditesh i 3-ti? E prisje këtë rezultat? Jo gjallë në botë sepse mendova se njerëzit ishin kulturuar, ishin ndërgjegjësuar me një program fantastik, por nuk duan. Duan persona pa program, duan të rrinë si të duan dhe janë në rregull.

Dmth t’i po thumbon edhe kryetarin aktual këtu?

Kasaj: Jo spo e thumboj, kjo është një sëmundje akoma PD-PS dhe që s’ka në plan të përfundojë. Është edhe një barrë për të gjithë mediat të ndërgjegjësojnë vendin, pasi nuk është partia ajo që zhvillon vendin…

Je i zhgënjyer?

Kasaj: Po, patjetër.

Do të provosh sërish të kandidosh?

Kasaj: Po, po edhe një herë.

Çfarë të kanë thënë, a ke pasur tekefonata?

Kasaj: Po më shumë nga jashtë, nga Gjirokastra, Fieri, Tepelena, Saranda, nga Vlora. Ka patur shumë telefonata që pyesnin: A fitove?

I zhgënjeve?

Kasaj: Jo si kam zhgënjyer, votuesit i zhgënjyen. Më zhgënjyen mua, zhgënjyen edhe ata të tjerët.

Cili është mallkimi për këta votues?

Kasaj: Për momentin nuk do ta jap. Mua më kanë ftuar edhe disa media të tjera. Mundohem të shkojë në media për tu treguar të vërtetën.

Së shpejti do të kemi zgjedhje në 13 tetor dhe do të kandidoj sërish. Ne jemi akoma në avantazh meqenëse pala tjetër do hyjë në zgjedhje sërish më 13 tetor.

Do të kandidosh sërish? Po t’i bie ndesh me fjalët e tua sepse ti ke thënë që zgjedhjet janë në 30 Qershor?

Kasaj: Po jo….

Hazbi, cili është mallkimi që ke për të gjithë banorët që s’të kanë votuar ty?

Kasaj: Mallkimi im është që, kjo farë e keqe mos u shoftë më në qytetin e Këlcyrës pasi janë më shumë budallënj dhe më pak të mençur.
Shtuar më 03/07/2019, ora 18:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori