Zgjedhjet, Haxhinasto kandidon në Elbasan
Ish- ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto e cilëson so dicka normale marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një intervistë për gazetën Shekulli, ai shprehet se katër vitet e qeverisjes kanë qenë histori suksesi për LSI-në.

“Ne ndikuam dukshëm në afrimin e ekstremeve të politikës, në uljen e konfliktualitetit dhe sigurisht ndikuam drejtpërdrejt në mirëqeverisje,” thotë Haxhinasto.

Haxhinasto shprehet gjithashtu se LSI do të shënojë një rezultat shumë të mirë në këto zgjedhje ndërsa ai pritet të kandidojë në qarkun e Elbasanit. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori