Zgjedhjet, Hashim Thaci ndihmoi Edi Ramen
Albeu.com
PDK-ja në Prishtinë kishte bërë përgatitje për të festuar dhe për t'i ndezë fishekzjarrët duke kremtuar masivisht fitoren e Edi Ramës dhe partisë socialiste. Por ja që rezultati nuk doli ashtu siç pritej.Së fundmi u dëshmua se ndihma për socialistet ka qenë nga shumë anë. Në qarqet e PDK-së në Prishtinë me krenari flitet se këto ditë rreth 100 mbështetës të Hashim Thaçit që janë aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në mënyrë konfidenciale kanë kaluar në Tiranë për të mbështetur financiarisht dhe me logjistikë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë, për t'i fituar zgjedhjet kombëtare në Shqipëri. Qarqe të PDK-së thonë se ky aksion është udhëzuar nga Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë të partive simotra PDK (Kosovë) - PS (Shqipëri) dhe në kuadër të ndihmës së internacionales socialiste (të udhëhequr nga Papandreu) dhënë këto ditë PS-së në Shqipëri. PDK (Kosovë) që prej vitesh ka qenë pjesëmarrëse në shumicën e takimeve të internacionales socialiste në Athinë (Greqi), Sofje (Bullgari) etj, në këto takime ka qenë prezent vet Hashim Thaçi, Fatmir Limaj etj.
Edhe PDK-ja në Prishtinë kishte bërë përgatitje për të festuar dhe për t'i ndezë fishekzjarrët duke kremtuar masivisht fitoren e Edi Ramës dhe partisë socialiste. Edi Rama më 10 qershor zhvilloi një takim miqësor me Hashim Thaçin në mbrëmje në Prizren. (tema)
Shtuar më 02/07/2009, ora 07:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori