ZGJEDHJET/ Falen gjobat dhe taksat e papaguara për individët dhe bizneset
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Taksat e papaguara nga biznesi dhe individët, që i përkasin periudhës para 31 dhjetorit të vitit 2010 do të falen plotësisht.

Drafti i qeverisë parashikon që të gjitha detyrimet e lindura para 31 dhjetorit 2010 të falen plotësisht, pavarësisht llojit të tyre, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe atyre shëndetësore. Për këtë kategori falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat.

Por çfarë ndodh me detyrimet e mëvonshme? Sipas projektligjit, për detyrimet që i përkasin periudhës nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014 do të falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat, me kushtin që biznesi apo individi të paguajë të plotë detyrimin fillestar.

Ndërsa për dy vitet e fundit, 2015-2016 nuk do të ketë asnjë falje taksash, përveç një grupi shumë specifik detyrimesh, që biznesit i janë ngarkuar për fajin e administratës.

Këto janë detyrimet për bizneset e çregjistruara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe gjobat ndaj 31 mijë bizneseve që u vendosën gabim nga sistemi i Tatimeve në verën e kaluar.

Po kështu, përmes këtij drafti parashikohet falja edhe e gjobave për vonesat në dorëzimin e pasqyrave financiare, apo destinimit të fitimit, si dhe gjobat e vendosura me ligjin e ashpër të procedurave tatimore, i cili më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa detyrimet për të cilat bizneset janë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata nuk falen, por do të paguhen plotësisht. /TCh/
Shtuar më 23/01/2017, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}