Zgjedhjet e parakohshme në Istog mbahen me 4 prill
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, Sejdiu ka marrë sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar të komunës së Istogut. Sipas këtij vendimi, zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Istogut do të mbahen më 4 prill 2010.
Vendimi është marrë, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Nenin 56, pika 3 (b) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, dhe Nenin 4, pikat 1 dhe 4 dhe Nenin 11, pikat 1 dhe 2 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh konsultimet e zhvilluara me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me vendim, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.
Shtuar më 22/02/2010, ora 22:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori