Zgjedhjet e brendshme në PS mund të shtyhen
Më 27 shtator kryetari i Partisë Socialiste mbaron
mandatin e tij katërvjeçar të cilin e mori në 2009-n përballë Maqo Lakrorit. Sipas statutit të PS, me mbarimin e mandatit, zhvillohen zgjedhjet të cilat sipas burimeve brenda PS-së mund të shtyhen.


Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste janë sanksionuar që në vitin 2007 të bëhen përmes parimit “Një anëtar, një votë”. Neni 29 i Statutit të PS-së, në pikën 2 të tij, përcakton: Mandati i kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a) jep dorëheqjen; b) Partia humbet zgjedhjet e përgjithshme legjislative; c) humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë.
Shtuar më 04/09/2013, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori